Park Construction Albania Shpk, është një kompani shqiptare ndërtimi e krijuar në vitin 2005, e cila operon në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale. Me një portfolio të pasur në fushën e ndërtimeve civile, kjo kompani ka sjellë një frymë të re në tregun shqiptar të ndërtimit, duke ofruar cilësinë më të mirë në treg si në projektim dhe zbatim, nëpërmjet implementimit të teknologjisë më të lartë dhe bazuar në standartet europiane të ndërtimit.
Park Construction Albania Shpk, me ndërtimin e njërit prej komplekseve më moderne në Tiranë, Kompleksi “Lana Park” me vendodhje në kryqëzimin e Bulevardit Gjergj Fishta me Rrugën e Kavajës, I ka sjellë qytetit të Tiranës përvec cilësisë së lartë në ndërtim, edhe një landscape unik multifunksonal, i cili nëpërmjet hapësirave të shumta publike e rekreative ka vënë në fokus nevojat e banorëve duke ofruar ambiente të këndshme e relaksuese por njëkohesisht edhe funksionale për nevojat e ambienteve të biznesit perreth, duke e shndërruar këtë kompleks në një atraksion për qytetaret e tiranës dhe jo vetëm.
Park Construction Albania Shpk, si një kompani e afirmuar në fushën e ndërtimit, prej vitesh bashkëpunon me arkitektët më në zë Grekë, siç është studio e mirënjohur Haris Roidis – LANSCAPE ARCHITECTS, studio e cila është nderuar me Çmimin BIG SEE ARCHITECTURE AWARD 2019 në Mars të vitit 2019 në një konkurs ku merrnin pjesë studio të mirënjohura nga vënde si Italia, Austria, Kroacia, Rep.Çeke, Greqia etj, çmim i cili i është akorduar studios për Projektimin e Hapësirave rekreative dhe Sistemimeve të Jashtme të Kompleksit “Lana Park” me investitor/ndërtues shoqërinë Park Construction Albania Shpk.
Sot, pas më shumë se 15 vitesh eksperiencë në treg, kompania Park Construction Albania Shpk, ka provuar se është një nga kompanitë lider për cilësi dhe shërbim ndaj klientit, nëpërmjet projekteve të përfunduara që mbeten si pasaporta jonë drejt suksesit.