Subjekti ndërtues “PARK CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k i cili ekziston dhe operon në bazë të legjislacionit shqiptar në fuqi. Një nga projektet elitare është ndërtimi i kompleksit “Deliorgji”. Kompleksi përbëhet nga pallate me 9 kate ndërtim ku kati 0 dhe kati 1 janë përdorur për shërbime dhe zyra dhe 7 katet sipër për banim. Të gjitha pallatet kanë veshje tulle të kuqe dekorative dhe fasada të kompozuara në mënyrë uniforme. Koefiçienti i ndërtimit të hapësirës është 35%. Pallatet janë të pozicionuara midis tyre në mënyrë të tillë që çdo apartament të jetë i diellëzuar mjaftueshëm. Pjesa tjetër i është dhënë prioritet hapësirave të përbashkëta dhe rekreative. Kompleksi administrohet nga vetë firma e Park Construction. Hyrjet e banimit kanë lartësi +3.15 m e përfunduar, lartësi kati kjo e lejuar për herë të parë në ndërtime kolektive në Tiranë. Firma mbulon dorëzimin e apartamenteve të shtruar me pllakë ose parket, bën shtrimin e tubacioneve për kondicionim me multisplit ose chiller, vetrata cilësore, termo dhe hidroizolim perfekt.
